QKUK për të lënduarit në “Agim Ramadani”: Gjendja e tyre është stabile NULL NULL 23.08.2019 15:20 23.08.2019 15:20 Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë tre persona sot pas mesditës të cilët kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”. Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë për Klan Kosova se gjendja shëndetësore e tre pacientëve tash për tash është stabile. Policia: Tre persona janë lënduar në aksidentin mes nëntë veturave dhe një kamioni (VIDEO)