SHBA-të ndryshojnë rregulloret, mund t’i ndalojnë migrantët pa limit kohor NULL NULL 21.08.2019 17:00 21.08.2019 17:00 Familjet e migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-ve në mënyrë ilegale mund të ndalohen pafundësisht nën një rregullore të re të shpallur nga administrata Trump. Vendimi i ri zëvendëson një marrëveshje që përcakton një kufi kohor, për sa kohë qeveria mund të mbajë në burg fëmijët migrantë. Masa u njoftua nga Ushtruesi i Detyrës së Sekretarit të Sigurisë Kombëtare Kevin McAleenan dhe do të hyjë në fuqi brenda 60 ditëve. Pritet që kjo masë të përballet me një sfida ligjore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.