Vuçiq pas Pompeo do të takohet edhe me Palmer dhe Wilson NULL NULL 21.08.2019 10:17 21.08.2019 10:17 Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq për ditën e dytë me radhë do të zhvillojë takime të nivelit të lartë derisa po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai sot do të takohet me Zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Matthew Palmer dhe zëvendës Presidentin e Këshillit Atlantik të SHBA-së, Damon Wilson, raporton RTS, transmeton Klan Kosova. Vuçiq dje në mesditë është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo. Temë e takimit të djeshëm mes tyre është raportuar se ka qenë edhe Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.