Alex ka një llogari të fshehtë Instagrami NULL NULL 20.08.2019 11:40 20.08.2019 11:40 Alex Rodriguez e ka zbuluar se posedon një llogari të fshehtë Instagrami. Lojtari i dalë në pension i lojës së bejsbollit ka treguar se këtë e ka bërë me qëllim që t’i ndjekë vajzat e tij – 11vjeçaren Ella dhe 14 vjeçaren Natasha. Vajzat e mia nuk më lënë që t’i ndjekë në rrjetet e tyre sociale. Kjo është e tmerrshme”, kishte deklaruar ai. I dashuri i Jennifer Lopez po ashtu tregon se ato po i rrinë gati edhe në atë se çka ai poston. “O zot i madh, ato janë si shefe të çmendurisë së rrjeteve të mia sociale, çka do që unë bëj. Janë aq të zonja. Çdoherë kur unë postoj diçka, zakonisht në pesë prej dhjetë rasteve ato më shkruajnë menjëherë duke më thënë: ‘Babi, a e ke seriozisht? Babi, a e di se do të hyj në shkollë të mesme këtë vit. Babi, kështu fillojnë ngacmimet dhe përqeshjet”, tregoi Alex duke qeshur. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.