Udhëheqësja e Hong Kongut bën thirrje për dialog me qytetarët NULL NULL 20.08.2019 08:55 20.08.2019 08:55 Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam ka njoftuar për planet për krijimin e një mekanizëm mbikëqyrës policor duke punësuar ekspertë jashtë shtetit për të ndihmuar hetimin e dhunës në protestat pro-demokracisë. Ajo poashtu ka thënë se “menjëherë” do të krijojë një platformë për dialog me qytetarët dhe zgjidhjen e ankesave kundër policisë, pas një fundjave të protestave paqësore për të cilat ajo shpresonte se do të ishte fillimi i një qetësimi të situatës,. “Puna do të fillojë menjëherë për të ndërtuar një platformë dialogu,” tha Lam. “Shpresojmë që ky dialog të ndërtohet mbi bazën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë për të gjetur një rrugëdalje për Hong Kongun.” Ajo tha se platforma do të jetë “e hapur dhe e drejtpërdrejtë” dhe qeveria do të arrijë tek njerëzit nga të gjitha sferat e jetës me prapavijë të ndryshme politike. Rreth 1.7 milionë protestues organizuan një tubim paqësor të dielën një, javën e 11-të në një valë protestash masive që shpesh kanë përfunduar në përleshje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve. Autoritetet e Hong Kongut kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba gome për të shpërndarë turmat në protestat e mëparshme. Qindra janë arrestuar që nga qershori. Tensionet arritën një nivel të ri javën e kaluar me mbylljen e aeroportit të territorit, pas përleshjeve të dhunshme me policinë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla më në fund reagon për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan: Askush nuk është mbi ligjin 8 minuta më parë