Veseli: Si kryeministër i ardhshëm do të luftoj korrupsionin NULL NULL 19.08.2019 17:20 19.08.2019 17:20 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se sot shënohet Dita Botërore Humanitare. Ai tha se sensibilizimi i gjendjes së civilëve në mbarë botën dhe përkujtimi e nderimi i kontributit të punëtorëve humanitarë, që shpesh rrezikojnë edhe jetën për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë, duhet të jetë pjesë e angazhimit të përditshëm. “Por, sot, vëmendje më të veçantë kanë punëtorët e shëndetësisë, të cilët bëjnë punë të pazëvendësueshme humanitare për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”. “Paralelisht me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, sistemi ynë shëndetësor duhet të mbështetet mbi moral dhe etikë”. “ Si kryeministër i ardhshëm do të angazhohem më shumë, jo vetëm për të luftuar dhe parandaluar rastet e korrupsionit, por edhe për ta promovuar edhe më shumë misionin e tyre fisnik dhe humanitar”, ka shkruar Veseli në Facebook *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dënimi për krimet ndaj grave dhe të miturave në Siri e Irak mirëpritet në Kosovë 1 orë më parë