Sërish sulme ajrore në Siri, 20 njerëz u vranë NULL NULL 17.08.2019 16:31 17.08.2019 16:31 Sulmet ajrore kanë vrarë më shumë se dy grupe të njerëzve përfshirë 11 fëmijë në veri-perëndim të Sirisë në dy ditët e fundit. Sulmi i parë ajror ka ndodhur të premten në fshatin Al- Haas ku u vranë 13 njerëz, ndërsa sulmi tjetër ndodhi të shtunën në fshatin Deir ku u vranë shtatë vetë , kryesisht fëmijë. Aktivistët lokal thanë se një grua shtatzënë ishte në mesin e këtyre viktimave, transmeton Klan Kosova. Ata kishin kërkuar strehim në këto vende pasi kishin ikur nga një zonë tjetër. Rusia dhe Siria kanë thënë se forcat e tyre nuk po synojnë të sulmojnë civilët, ata thanë se kanë për qëllim militantët e përfshirë në Frontin Nusra,i cili është një grup xhihadist i njohur sot si Hayat Tahrir al-Sham. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.