Aktivistët indianë dhe pakistanezët festuan Bajramin duke u solidarizuar me Kashmirin NULL NULL 12.08.2019 15:06 12.08.2019 15:06 Aktivistët në Indi shënojnë Bajramin në solidaritet me Kashmir Pothuajse 300 vetë nga Kashmiri dhe aktivistë të tjerë u mblodhën në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, për të shënuar festën e Kurban Bajramit në shenjë solidarizimi me Kashmirin që ka mbetur në izolim që një javë pas vendimit të Indisë për heqjen e autonomisë. “Unë jam këtu për të shprehur solidaritetin tim me njerëzit e Kashmirit që nuk kanë mundur të shkojnë në shtëpi dhe nuk janë në gjendje të flasin me prindërit e tyre sepse komunikimi është i bllokuar”, tha aktivisti Shabnam Hashmi për Al Jazeera. “Ne nuk po e festojmë Bajramin sot”. Po ashtu edhe pakistanezët lutjet e tyre ia kanë kushtuar banorëve të Kashmirit. Qeveria pakistaneze ka bërë thirrje që festa e Bajramit të festohet në një “mënyrë të thjeshtë” këtë vit, për të shprehur solidaritet me popullin e Kashmirit që jetojnë në anën indiane të rajonit të ndarë. Ministri i Punëve të Jashtme të Pakistanit Shah Mahmood Qureshi udhëtoi për në Muzaffarabad, kryeqytetin e Kashmir të administruar nga Pakistani, për të kryer lutjet e Bajramit në një xhami atje. Në qytetin jugor të Karaçit, lutjet u ishin kushtuar banorëve të mbetur në Indi. “Ne jemi së bashku me vëllezërit tanë të Kashmirit”, tha banori Mohammad Adnan. “Ne ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin e tyre bashkë. Sot i bëmë lutjet speciale për ta brenda xhamisë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.