Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtina do të bëhet me Sunny Hill Academy

NULL NULL
02.08.2019 11:52

Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festival kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për të prezantuar projektin “Sunny Hill Foundation Music & Art Center”

Në këtë konferencë ka folur edhe këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, e cila është fituese e çmimeve Grammy dhe Brit Awards, njofton Klan Kosova.

Ajo ka thënë se me realizimin e këtij projekti, një ëndërr shumë e madhe e saj, tani po bëhet realitet.

“Faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme. Kjo ka qenë një ëndërr e madhe për ne ku fëmijët dhe rina mund të vijnë këtu dhe ta shprehin talentin e tyre. Kjo ka qenë një ëndërr shumë e madhe për neve e cila tani po bëhet realitet”.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se Sunny Hill Foundation së bashku me Komunën e Prishtinës do të investojë 150 mijë euro për realizimin e projektit “ Sunny Hill Academy”.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.