Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vrasjet, fajdetë e plaçkitjet shqetësojnë kosovarët

NULL NULL
25.07.2019 11:20

Vrasjet, fajdetë, plaçkitjet, dhuna në familje dhe në shkolla, janë disa nga dukuritë që shqetësuan kosovarët në tri vjetët e fundit.

Këto shqetësime i përmblodhi Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në edicionin special të Barometrit Kosovar të Sigurisë.

Donika Marku, hulumtuese në QKSS, tha se të dhënat e mbledhura gjatë kësaj periudhe u përqëndruan në shqetësimet dhe problemet kryesore të të anketuarve me sigurinë publike, si dhe masat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar sigurinë publike në Kosovë.

Ajo ka dhënë detaje rreth këtij hulumtimi, sa i përket perceptimit të qytetarëve për dukuritë negative që rrezikojnë sigurinë publike.

Sipas saj perceptimi i qytetarëve për vrasjet në vitin 2018 ka shënuar rritje, krahasuar me vitin 2016.

Edhe sa i përket fajdeve, dhunës në familje dhe ngacmimeve seksuale, perceptimi i qytetarëve është rritur nga viti në vit.

 

lajme të ngjashme