UBT-së i akreditohen 12 programe të reja NULL NULL 16.07.2019 15:51 16.07.2019 15:51 Me vendimin e fundit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, UBT ka marrë akreditimin për 12 programe të reja studimi. Programet e reja, në të cilat tashmë edhe zyrtarisht mund të aplikojnë të gjithë të interesuarit janë si më poshtë: Dizajn i Integruar (Bachelor), në Prizren Dizajn i Integruar (Bachelor), në Ferizaj Agrikultura dhe Inxhinieria e Mjedisit Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit (Master) Teknik i Anesteziologjisë Teknik i Radiologjisë Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (Bachelor), në Ferizaj Arti dhe Mediat Digjitale E Drejta Civile dhe Pronës (LLM) Farmaci (MPh) Stomatologji (Dr.Dent) Laborant i Biokimisë Mjekësore (Në pritje) UBT në gati dy dekada ekzistencë ka diplomuar studentë në 15 programe të akredituara studimi të nivelit Bachelor dhe në 12 sosh të nivelit Master. Në UBT janë të angazhuar si staf akademik e administrativ 1000 profesionistë të të gjitha fushave dhe ky institucion ka 450 marrëveshje bashkëpunimi me partnerë nga e mbarë bota. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër”, si u shkrepën plumbat dje në Prishtinë? 1 orë më parë
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 15 orë më parë