Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Automjeti del nga rruga; vdes shoferi, plagoset i biri

NULL NULL
16.07.2019 08:39

Një aksident me pasojë vdekjen dhe plagosjen e pasagjerit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.