Paul McCartney dhe Ringo Starr ribashkohen për dy këngë (VIDEO) NULL NULL 15.07.2019 19:30 15.07.2019 19:30 Paul McCartney u ribashkua me Ringo Starr për t’i performuar dy këngë klasike të Beatles gjatë koncertit të Macca-s të shtunën në stadiumin Dodger, në Los Angeles. “E kemi një befasi për ne, një befasi për ju, një befasi për të gjithë: Zonja dhe zotërinj, një dhe i vetmi, Ringo Starr”, e prezantoi kolegun e dikurshëm nga bendi legjendar. Pas një përqafimi të shpejtë – “Të dua, njeri!”, i tha McCartney – timpanisti u ul në vendin e tij dhe bashkërisht nisën “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band (Reprise)”, pastaj edhe “Helter Skelter”. Në fund, Starr e falënderoi McCartney-n dhe publikun, me simbolin e tij të mirënjohur “Paqe dhe Dashuri” (“Peace and Love”), njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Fundi i sezonit 3 të Squid Game: Çfarë do të thotë paraqitja e papritur në Amerikë për të ardhmen e serialit? 30/06/2025
Kulturë Anulohet koncerti i Manson në Londër, aktivistët protestuan pasi ai hetohet për dhunë në familje 29/06/2025