Presidenti Thaçi dekoron dëshmorin Jakup Agushi NULL NULL 30.06.2019 09:15 30.06.2019 09:15 Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin, njofton Klan Kosova. Përmes një statusi në Facebook, Thaçi tha se dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë. “Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka shkruar Thaçi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bllokimi i Kuvendit, kryetari i Hanit të Elezit: Gjendje e papranueshme, u bë e tepërt (VIDEO) 3 minuta më parë