Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdesin 12 persona pas shpërthimit të infeksionit të rrallë

NULL NULL
26.06.2019 23:30

Dymbëdhjetë persona kanë vdekur nga një shpërthim i një infeksioni të rrallë bakterial në Essex, ka bërë të ditur NHS.

Shumica e të prekurve ishin të moshuar dhe ishin duke marrë kujdes për plagë kronike, në qendra mjekësore, në shtëpitë e tyre ose në shtëpitë e kujdesit.

Shpërthimi i streptococcus invaziv Group A (iGAS) filloi në Braintree dhe u përhap në zonat Chelmsford dhe Maldon.

Janë raportuar 32 raste të sëmundjes.

Ekipi i menaxhimit të incidenteve është krijuar për të kontrolluar incidentin dhe për të ndjekur nga afër situatën.

Bakteret mund të gjenden në fyt dhe në lëkurë dhe njerëzit mund të jenë bartës shfaqur asnjë simptomë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.