EUROPA MUND TA IZOLOJË KOSOVËN, POR JO MAJLINDËN – E ARTË EDHE NË LOJËRAT EUROPIANE NULL NULL 22.06.2019 17:34 22.06.2019 17:34 Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina. Të dyja xhudistet garuan në kategorinë -52 kilogramë, transmeton Klan Kosova. Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Europiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Europës. Pas pak minutash në Minsk të Bjellorusisë do të përballet në finale Nora Gjakova me kundërshtaren tjetër ruse, Daria Mezhetskaia, në kategorinë -57 kilogramë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 4 orë më parë