Agron Shala: Çdo shoqëri e fuqishme ka një skenë shumë të fuqishme të rokut (VIDEO) NULL NULL 12.06.2019 18:36 12.06.2019 18:36 "Gjurmët janë grupi që ka pasur më së shumti incizime prej grupeve të rokut në atë kohë. Ka pasur një origjinalitet dhe ide të mira në atë kohë. Tekstet u drejtohen politikanëve jo të mirë të asaj kohe. Atëherë është menduar edhe për situatën politike, gjë që na mungon sot". Me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës ku pritet të performojë grupi i njohur “Gjurmët”, rokeri dhe shkrimtari Agron Shala ka thënë se çdo shoqëri e fuqishme e ka edhe një skenë të fuqishme të rokut. Ai kështu tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke komentuar edhe skenën politike në Kosovë që tha se duhet të ndërrohet. “Unë mendoj se çdo shoqëri e fuqishme ka edhe një skenë shumë të fuqishme të rokut. Është mirë të shënohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës me një koncert të grupit ‘Gjurmët’ për shkak se kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për shoqërinë Kosovare. Rrallë herë ndodhë që fuqitë e mëdha të bashkohen për çlirimin e një shoqërie si në rastin e Kosovës”. “Çlirimi i Kosovës është ngjarje shumë emocionale. Gjatë luftës kam qenë refugjat në Maqedoni dhe pastaj në Angli. Mendoj se tani është koha të reflektojmë dhe të pyesim se a kemi mundur të bëjmë edhe më shumë pas lirisë”. “Gjatë ceremonisë së 20 vjetorit të çlirimit, ne kemi parë figura të njëjta politike që vazhdojnë ta udhëheqin Kosovën qysh nga periudha e pasluftës. Ne duhet të marrim për shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje Presidenti Bill Clinton ka qenë shumë i suksesshëm; pavarësisht kësaj ai ka qëndruar në pozitë vetëm dy mandate”. Ndërsa kur është pyetur për rolin e muzikës rok në shoqëri, Shala ka thënë se grupet si ‘Gjurmët’ e kanë krijuar një hapësirë shprese gjatë viteve 80-ta. “Nuk e kisha veçuar vetëm grupin “Gjurmët”. Në fakt shqiptarët kanë një traditë të rokut që ka filluar në vitet e 60-ta. Ndërsa në vitet e 80-ta, nis një periudhë pak më ndryshe e rokut. Gjatë asaj periudhe ka pasur një lloj profilizimi dhe aranzhimi më të mirë të muzikës. Në atë kohë është dashur të analizohej teksti dhe muzika dhe në të njëjtën kohë gjithçka është kryer në mënyrë të drejtpërdrejtë”. “Gjurmët janë grupi që ka pasur më së shumti incizime prej grupeve të rokut në atë kohë. Ka pasur një origjinalitet dhe ide të mira në atë kohë. Tekstet u drejtohen politikanëve jo të mirë të asaj kohe. Atëherë është menduar edhe për situatën politike, gjë që na mungon sot”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 23 orë më parë