Kim e ka burrin më të mirë në botë NULL NULL 11.05.2015 18:08 11.05.2015 18:08 Kanye West surprizon bashkëshortën e tij për ditën e nënës. Kim Kardashian dhe Kynye West nuk e kaluan Ditën e Nënës së bashku, pasi ajo ndodhej në Brazil. Por kjo nuk e pengoi reperin që ta surprizojë atë nga larg. Ylli televiziv i Reality Show ka ndarë disa fotografi me fansat e saj të Instagramit, duke treguar se si bashkëshorti i saj e uroi atë nga larg. Fillimisht janë lulet. Një ton me trëndafila. “U futa në dhomën time dhe e pash që burri im i mrekullueshëm më kishte lënë një mbishkrim me qindra trëndafila, duke e mbuluar tërë suitën time për Ditën e Nënës. Jam shumë e pikëlluar që jam kaq larg tij, por gjithashtu shumë e lumtur që e festuam dje! Ju dua ty dhe North kaaaaaq shumë!!!”, ka shkruar bukuroshja. Sikur kjo të majftonte. Kur ajo shkoi në mbrëmje në restorant për të darkuar, Kynie kishe rezervuar për të një kuartet muzikor dhe çdo kamarier që i sillte ushqim i thoshte: “Kjo është nga zotëri West për nënën më të mirë në botë”. “Seriozisht, e kam bashkëshortin më të mirë në botë!!!”, vlerësoi ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks