Kualifikueset, Edi Reja shpall listën e kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës NULL NULL 28.05.2019 10:54 28.05.2019 10:54 Tekniku italian i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka shpallur listën zyrtare të kuqezinjve për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të “Euro 2020”, me Islandën dhe Moldavinë. Në portë janë grumbulluar Berisha i Atalantës, Hoxha i Partizanit dhe Selmani i Laçit. Në repartin e mbrojtjes janë thirrur Aliji, Hysaj, Ismajli, Ajeti, Kumbulla, Balliu, Veseli, Mihaj, Binaku, Dermaku, Mavraj. Mesfushorët e grumbulluar janë Abrashi, Basha, Memushaj, Kaçe, Ndoji, Qose, Xhaka, Ramadani, Lenjani. Ndërkohë, në sulm janë thirrur 6 lojtarë, Uzuni, Balaj, Cikalleshi, Sadiku, Grezda, Roshi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.