Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia ekzaminon vendin ku dyshohet për mjete shpërthyese (VIDEO)

NULL NULL
24.05.2019 11:58

Në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë afër dy objekteve dyshohet se ndodhen  mjete të dyshuara shpërthyese.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e Policisë dhe janë duke bërë ekzaminimin.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë.

Në këtë rrugë ndodhet objekti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe stacioni i policisë “Qendra”.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj, ka thënë për klankosova.tv se sot kanë pranuar një kërcënim përmes një telefonate anonime.

“Derisa ishim në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sigurimi na njoftoi se paska marrë një telefonatë në recepsion të Këshillit”.

“Në telefonatë, me aq sa i kam marrë informatat e para, është thënë ‘kena me ju shfaros juve dhe Gjykatën Speciale’. Nuk e dimë se në çka kanë aluduar”.

Këtu më poshtë keni edhe videon ku shihet së kjo rrugë është bllokuar dhe nuk është e kalueshme për qytetarët.

Policia: Dyshohet për dy mjete shpërthyese në rrugën “Luan Haradinaj”.

Publiée par Klan Kosova sur Vendredi 24 mai 2019

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.