Apostolova vëzhgon procesin e votimeve në Veri NULL NULL 19.05.2019 10:44 19.05.2019 10:44 Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka arritur në shkollën Sveti Sava, për të vëzhguar nga afër procesin e votimit, njofton Klan Kosova. Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017. Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë