Vazhdon rritja e rasteve të fruthit në SHBA NULL NULL 14.05.2019 22:00 14.05.2019 22:00 Numri i rasteve të fruthit në Shtetet e Bashkuara ka arritur tani në 839 për këtë vit, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve dhe parandalimin e tyre në SHBA, Kjo shifër tregon 75 raste më shumë krahasuar me javën e kaluar, duke iu afruar më shumë 963 rasteve të raportuara në vitin 1994, që është numri më i madh i rasteve në një vit në 25 vjetët e fundit. Kjo përfshin rastet e raportuara në CDC që nga e premtja, por nuk përfshin rastet e identifikuara ose të raportuara që atëherë. Muajin e kaluar, numri i rasteve këtë vit u bë numri më i lartë në një vit që kur virusi u deklarua i eliminuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000.