“Djaloshi” i posterave të Hitlerit NULL NULL 12.05.2015 08:55 12.05.2015 08:55 Djaloshi 4 vjeçar, Gerhard Bartels me sytë e kaltër dhe flokët e drejta ishte figura perfekte e një fëmiu të racës ariane, andaj edhe fotografia e tij u bë posteri ideal i nazizmit. Për faktin se xhaxhai i tij ishe shok i Adolf Hitlerit, fotografimi vjetor i djaloshit me Hitlerin u bë një gjë e zakonshme. Disa vite para Luftës së Dytë Botërore, fotografia e tij fillimisht u paraqit në kartolina, e më pas në libra si dhe në të githa fushatat e regjimit nazist. E 8 dekada më vonë, Bartle tashmë 83- vjeçar vendosi të flas për herë të parë për propagandën e nazistëve. Ai rrëfen se në vitin 1936, prindërit i kishin veshur rrobat më të mira për fotografim. “Atë ditë nuk më lejohej të luaja me shokët e shoqet sepse mund të bëja pis rrobat“ kujton Bartels. Ky i fundit shton se xhaxhai i tij ishte shërbyesi personal i Hitlerit gjatë Luftës së Parë Botërore. Për më tepër, Hitleri ishte vizitor i rregullt në hotelin “ Weiss Bavarian” që ndodhej shumë afër me bujtinën Alpenhof që ishte pronë e prindërve të Bartelit. 83- vjeçari që akoma punon në hotelin e prindërve të tij e kujton figurën e Hitlerit. “Ai ishte një gangster i vërtetë. Nazistët më kanë shfrytëzuar për qëllime propagandistike.Unë u shfrytëzova për të paraqitur në publik se Hitleri i don fëmijët.” “Por, çdo diktator ka vepruar njëjtë, qysh nga Musolini e deri te Stalini. Unë u përzgjodha pasi dukshëm kisha pamjen e djaloshit me tipare ariane, ashtu siç Hitleri kishte dëshirë.” Madje, ai sjell në kujtime edhe një moment që e bëri të lumtur që ndodhi në kohën kur po e realizonte fotografinë dhe iu premtua një copë e madhe e ëmbëlsirës me molla nga vet diktatori. “Fotografitë i bëra, por edhe 80 vite më vonë, nuk e mora pjesën e ëmbëlsirës. Hitleri nuk e mbajti premtimin, ashtu si edhe shumë premtime të tjera “ “ Por megjithatë edhepse në moshë të re, thellë brenda meje e ndjeja se po manipulohesha”, përfundon ai. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.