Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Thaçi: Të thuhet se ‘ideja për korrigjimin e kufijve është e Aleksandar Vuçiq’, është qesharake – Serbia s’ka prezantuar plan për Kosovën

NULL NULL
09.05.2019 21:40

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se janë gënjeshtra deklaratat e homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, për çështjen e idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

”Është qesharake të mendohet se ideja e përfshirjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit me Kosovën, të jetë e Aleksandar Vuçiqit”.

”Nuk jam që të flas se çfarë mendon Aleksandar Vuçiq, flas në atë që angazhohem si president në mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës”.

Thaçi në emisionin Opinion insistoi që bashkëngjitja e Luginës së Preshevës në Kosovë, ishte e ide e tij personale, njofton Klan Kosova.

”Ideja për korrigjimin e padrejtësive historike, është e imja personale jam angazhuar edhe në procesin e Berlinit dhe vazhdimisht do të jem i angazhuar që të ndodhë kjo”.

”Nëse thuhet se Aleksandar Vuçiq ishte ideator do të ishte naivitet tepër i madh. Aleksandar Vuçiq nuk ka prezantuar plan për Kosovën. Në idetë e tyre është ndarja e Kosovës. Korrigjimi nuk është ndarje e Kosovës”.

”Dallimi qëndron tek  shkëmbimi i territoreve që ka qenë temë e mëhershme edhe e liderëve të caktuar në Kosovë. Kur flas për shkëmbimin – këtë ide e ka propozuar Ibrahim Rugova më 1994 edhe zotri Qosja. Ndërsa ideja ime është korrigjimi”.

”Besoj plotësisht në drejtësi dhe angazhimin që kjo pjesë e Medvegjës, Preshevës e Bujanocit t’i bashkangjitet Kosovës në emër të perspektivës europiane. Vuçiq nuk ka deklaruar kurrë si plan korrigjimin e kufijve. Ajo deklaratë e dhënë është gënjeshtër e kulluar apo e nxjerrë si e tillë nga gazetarët”.

Presidenti Hashim Thaçi theksoi që homologu i tij serb Aleksandar Vuçiq asnjëherë nuk ka prezantuar plan për Kosovën, ndërsa ka dhënë detaje dhe si lindi ideja e korrigjimit të kufijve, njofton Klan Kosova.

”Nuk i besoj që Aleksandar Vuçiq ka deklaruar diçka të tillë – ai nuk ka prezantuar asnjëherë plan, nuk ka folur kurrë për korrigjimin. Pavarësia është proces i pakthyeshëm. Ideja lindi nga një bashkëbisedim me liderët e Medvegjës Preshevës e Bujanocit në zyrën time. Unë e kam prezantuar por jo si plan të shtruar por si ide. Ia kam thënë edhe Vuçiqit që ka pasur një reagim agresiv dhe arrogant ndërsa Mogherinit nuk ia kam thënë”.

 

lajme të ngjashme