Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maqedonia po ndahet (FOTO)

NULL NULL
11.05.2015 12:56
Nëse nuk ka një dialog pa kushte të qeverisë me opozitën, Maqedonia do të pësojë një katastrofë kombëtare. Për më tepër, ky shtet edhe mund të ndahet, duke mbetur pa pjesën shqiptare, ka thënë eksperti i çështjeve të kësaj pjesë të botës, Franz-Lothar Altmann

Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë, mund ta shpjerë vendin në luftë civile, ka thënë eksperti i çështjeve të Evropës Lindore, Franz-Lothar Altmann.

Në një intervistë për Deutsche Welle, ai deklaroi se përkeqësimi i situatës e rrit frikën se gjërat mund të dalin krejtësisht jashtë kontrollit, duke shkaktuar pasoja të rënda jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e rajonit, transmeton Klan Kosova.

Altmann ka thënë se në një gjendje si kjo aktualja, forcat ekstremiste nga radhët e shqiptarëve mund të ndihen të inkurajuara për të ndërmarrë aksione tjera terroriste, në mënyrë që ta destabilizojnë edhe më tepër vendin, duke lënë mundësi të mira për kolaps total të shtetit dhe ndarjen e pjesës shqiptare, si një rezultat përfundimtar.

Ai ka bërë thirrje te ndërkombëtarët të ndërhyjnë në mënyrë që të shpëtohet ajo që ka mbetur për t’u shpëtuar.

“BE-ja dhe në veçanti Gjermania, e cila ka ndikim të madh si një krijues i paqes në rajon, me simpatinë e shprehur fuqishëm për këtë vend, duhet urgjentisht t’i kërkojnë qeverisë në Shkup të takohet pa kushte me opozitën. Në të kundërtën, demokracia e Maqedonisë, e dobët siç është tashti, do të përfundojë në një katastrofë kombëtare e shtetërore”, ka thënë ai për DW, transmeton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

Foto nga Armend Nimani/AFP/Getty Images.

 

macedonia_foto Armend Nimani 1

A picture taken on May 10, 2015 shows a bullet-riddled wall in a house following clashes between Macedonian police and an armed group in Kumanovo. Shooting broke out for a second day on May 10 in north Macedonia as concern mounted in Europe after clashes between police and unidentified gunmen that erupted on May 9 at dawn in the restive Balkan nation left at least six officers dead along with some 30 injured.  AFP PHOTO/ARMEND NIMANIARMEND NIMANI/AFP/Getty Images

macedonia_foto3 Armend Nimani 4

macedonia_foto4 Armend Nimani 3

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.