Vasfije Krasniqi do të dëshmojë para Komitetit amerikan – publikohet dokumenti NULL NULL 27.04.2019 17:23 27.04.2019 17:23 Është publikuar njoftim-dokumenti që tregon se e mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi, do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme në Shtetet e Bashkuara. Në seancën dëgjimorë e cila pritet të zhvillohet më 30 Prill të këtij viti, pritet të marr pjesë edhe ish-Presidentja Atifete Jahjaga si dhe Ilir Bytyqi i cili ka humbur tre vëllezërit e tij gjatë luftës në Kosovë, njofton Klan Kosova. Kujtojmë se Kryetar i këtij Komiteti është miku shumë i madh i shqiptarëve Eliot Engel. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqeni rrëfimin e Vasfije Krasniqit në emisionin Info Magazine. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 17 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 22 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day