Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Horoskopi 10.05.2015 – 17.05.2015

NULL NULL
11.05.2015 11:50

dashiDashi 

Venusi do të ndikojë pozitivisht këtë javë në jetën tuaj në ëift. Do t’i zgjidhni lehtësisht të gjitha problemet dhe do të jeni më të qetë se më parë. Nga ana e partnerit nuk do mungojnë as surprizat. Ato që janë ende ne kërkim të princit te kaltër duhet të bëhen gati për ndryshime. Planetet do të ju ofrojnë mundësi për njohje interesante. Plutoni do të ju bëjë më të kthjellët në planin financiar dhe do të arrini t’i kryeni të gjitha shpenzimet e nevojshme. As me shëndetin nuk priten probleme. Do të keni rezistence të mire fizike. Në punë do të jeni shumë të kthjellët dhe luftarakë. Do e arrini më shpejt nga sa mendonit atë qe keni dashur. Jeta familjare do ketë vështirësi të vogla.

demi Demi 

Do e thelloni lidhjen tuaj këtë javë dhe do zbuloni se e dashuroni më shumë nga sa mendonit partnerin. Ai gjithashtu nuk do të ju lërë asnjë çast të mërziteni dhe do ju dhuroje çaste të lumtura. Beqaret do kenë flirtime pa fund me disa persona, por do druhen të hedhin hapa më tej. Po pritët shumë mund t’i humbisni ata. Me financat duhet te bëni shumë kujdes. Edhe pse gjendja është e qëndrueshme mos e teproni me shpenzimet. Shëndeti nuk do të jetë ashtu siç ju keni dashur. Do ndiheni të lodhur dhe pa fuqi. Në punë asgjë nuk do të ju duket e pamundur. Do të hidhni hapa të rëndësishëm dhe do të keni arritje goxha të mëdha. Bravo! Marrëdhënia me familjarët do përmirësohet.

binjaketBinjakët 

Më në fund do të zgjoheni nga gjumi letargjik në të cilin kishit rënë ju të dashuruarit dhe do përgatisni surpriza të njëpasnjëshme për partnerin. Mbrëmjet do jenë pasionante dhe emocionuese. Beqarët edhe pa u munduar shumë do kenë sukses në dashuri. Lidhjet që do të fillojnë këtë jave do jenë serioze dhe afatgjata. Financat do jenë të mira, por jo aq sa për të bërë investime ekstravagante. Gjendja shëndetësore do të jetë shumë herë më e mirë se më parë. Nuk do keni me shqetësime aspak. Do të jeni ambiciozë sa duhet dhe do keni arritje të konsiderueshme. Mund t’iu bëhen disa propozime interesante nga shefat. Me familjarët do të  merreni vesh mjaft mirë.

gaforrja  Gaforrja

Ju që jeni në një lidhje përgatituni për të kaluar një jave pasionante. Marsi do ju nxitë të tregoheni me të hapur dhe gati për të bërë edhe ndonjë çmenduri të vogël. Beqarët do kenë takime të papritura dhe do kenë frikë të hedhin hapa më tej. Lëreni veten më të lirë sepse edhe po gabuat do nxirrni mësime. Financat do i keni në vëmendje gjatë gjithë kohës prandaj nuk pritet asnjë vështirësi ne këtë sektor. Nuk do të jeni në gjendjen më të mirë kështu qe tregohuni të kujdesshëm me ato që konsumoni. Aktiviteti fizik do ju bëjë mirë. Sektori profesional do mbrohet ne çdo moment nga planetët. Çdo gjë do ecë sipas planeve në këtë fushë. Jeta familjare do jete mjaft e qetë.

luani Luani

Javë shumë e veçante do të jetë kjo për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do gjeni mënyra të ndryshme si ta mbani pranë partnerin dhe do dashuroheni pa dorashka. Për beqarët do të jetë një jave e favorshme mjafton qe të përfitoni nga çdo mundësi qe do iu jepet. Ne planin financiar duhet te bëni me tepër kujdes se me parë. Planetet ka rrezik t’iu nxitin të shpenzoni shuma marramendëse. Ndaleni veten pa qenë vonë. Për shëndetin mos u shqetësoni aspak. Asnjë sëmundje nuk do ju prekë dot sepse do keni mbrojtje të mirë imunitare. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por prisni momentin e duhur për të hedhur hapat e rëndësishm. Me familjaret mund te ketë edhe disa mosmarrëveshje.

virgjereshaVirgjëresha

Këtë javë duhet ta mbroni me çdo kusht jetën tuaj në çift sepse po i latë të tjerët të ndërhyjnë, problemet do jenë shumë të mëdha. Shfrytëzojeni kohën e lire për ta kaluar me partnerin. Beqarët do të kalojnë ditë të këndshme dhe të mbushura me propozime. Mos pranoni asnjë para se te bindeni plotësisht. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar në mënyrë që gjërat t’iu ecin më mirë. Shëndeti fatmirësisht do të jetë i mire. Edhe ata që kanë pasur probleme do të rikuperohen më shpejtë nga sa mendonin. Në punë do jeni ambiciozë dhe plot ide të mira. Gjithçka do ndryshojë për mire dhe do të jeni krenarë për veten. Jeta familjare do ketë ulje dhe ngritje herë pas here.

peshorja Peshorja 

Javë e mbushur me konflikte të njëpasnjëshme kjo për ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të shkuar si ju e keni dëshiruar. Beqarët do të realizojnë disa takime premtuese të cilat mund të pasohen me fejesa ose martesa. Në planin financiar do të jeni me më shume fat se kurrë më parë. Do hiqni edhe para mënjanë përveçse do shpenzoni sa doni. Shëndeti do të jetë gjithë kohës i mirë. Nuk do të keni asnjë shqetësim, madje edhe ata qe vuajnë nga sëmundje kronike do jenë më të qetë. Në punë do të jeni të përgjegjshëm dhe do i hidhni me kujdes hapat. Mund të keni edhe ndonjë ngritje në detyrë kështu që përgatituni shpirtërisht. Jeta familjare do jetë goxha harmonike.

akrepi Akrepi  

Monotonia do e pushtojë këtë jave jetën tuaj në çift. Here pas here do mërziteni tej mase dhe do doni të shkëputeni prej atij qe keni ne krah. Beqaret nuk duhet te fiksohen pas një personi qe sapo është divorcuar sepse nga lëndimi ai mund te bëjë gjëra të pamenduara, por që shpejtë do pendohet. Për financat do jetë periudhë mjaft e qetë dhe pa vështirësi. Do i menaxhoni me shumë kujdes të ardhurat që do të këeni nëpër duar. Gjendja shëndetësore fatkeqësisht do lërë për të dëshiruar. Stresi dhe ankthi do ju shqetësojnë. Disa mund te vuajnë edhe nga pagjumësia. Në punë planifikojini me kujdes gjërat në mënyrë që të mos keni vështirësi. Jeta familjare do varet nga sjellja juaj.

shigjetari Shigjetari 

Gjatë kësaj jave jeta juaj në çift do të marrë mbështetjen e Jupiterit. Tabutë do të bien dhe çdo gjë do ndryshojë si me magji. Shfrytëzojeni çdo sekondë kur të jeni pranë te dashurit të zemrës suaj. Beqarët do tërhiqen tej mase nga persona më të rinj se ata në0 moshe. Njihini më mirë ne mënyrë që më vonë të mos pendoheni për hapat qe do hidhni. Financat do jenë goxha të trazuara prandaj nuk ju rekomandohet asnjë investim i madh. Shëndeti herë pas here mund të kalojë ditë të vështira, por ju nuk duhet ta lëshoni veten. Gjithçka mund te kalojë me pak optimizëm dhe përkujdes. Jetës profesionale do i jepni prioritet dhe do keni goxha sukses. Familja pa probleme.

bricjapi Bricjapi 

Do të jeni shumë bujarë dhe tolerantë me partnerin tuaj gjatë gjithë kësaj jave. Marrëdhënia me të do të jetë e ngrohtë dhe kënaqësitë të njëpasnjëshme. Në fund të javës ai do ju përgatisë edhe një surprizë të madhe. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase. Çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e vet. Me financat do të keni probleme serioze po nuk u treguat të arsyeshëm. Shëndeti do jetë disi me i mirë se më parë. Do të jeni më energjikë dhe do merreni me më shume aktivitete fizike. Dielli do të pozicionohet keq tek sektori profesional. Mund të keni vështirësi dhe nuk do dini nga t’ia mbani. Me familjarët do të kaloni me tepër kohë dhe do të ndiheni mirë.

ujoriUjori 

Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit, do jetë i pozicionuar mirë këtë jave në jetën tuaj në çift. Do kaloni më shumë momente pasionante dhe kënaqësitë do jenë të papërshkueshme. Beqarët do dashurohen kokë e këmbë me persona me të mëdhenj tek vetja që do ju falin siguri dhe mbështetje. Ne planin financiar do jeni me më shume fat se kurrë më parë. Do arrini t’i kryeni të gjitha investimet e menduara. Ditët e para do të jeni me shëndet te mire, ndërkohë qe duke filluar nga e mërkura mund të keni shqetësime nga barku dhe nga shpina. Në punë do të filloni projekte mjaft interesante. Mund të lodheni nga pak, por rëndësi ka që do arrini ku doni. Jeta familjare do të jetë si zakonisht.

peshqit Peshqit 

Javë e shkëlqyer kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do të keni aspak mosmarrëveshje, përkundrazi do të bashkëpunoni fort dhe do të bini dakord për gjithçka. Nëse doni të krijoni një lidhje me personin që keni pak kohë qe e njihni, imagjinoni njëherë si mund te jetë e ardhmja me të dhe a e doni atë aq sa duhet. Ne këtë mënyrë do shmangni zhgënjimet. Për financat java do jetë plot ngjyra. Do merrni disa shpërblime në punë dhe do të ndiheni të qetë kur të shpenzoni. Shëndeti do ketë shqetësime dy ose tre ditët e para, por me pas do e rimerrni veten. Në punë do të jeni përtacë dhe mezi do i kaloni ditët. Nuk do i realizoni dot planet e bëra. Jeta familjare do jetë e tensionuar.

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme