Kashmir: Bie autobusi në greminë, vdesin 23 NULL NULL 11.05.2015 11:23 11.05.2015 11:23 Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë janë lënduar pasi një autobus i stërngarkuar ka rrëshqitur në një rrugë gurore dhe ka rënë në greminë në rajonin e Himalajave në Kashmir. Zyrtarë policorë thanë se shoferi i mjetit duket se e ka humbur kontrollin ndaj tij derisa e kalonte një kthesë. Ky mjet udhëtonte nga qyteza e Uthampurit kur ndodhi në afërsi të fshatit Marothi, mbi 200 km në jug të qytetit kryesor të rajonit, Srinagar. Rajoni i Kashmirit është i ndarë në mes të Indisë dhe Pakistanit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030 9 minuta më parë
Lajme Arrestohet një shtetas gjerman në Iran, akuzohen se filmoi zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore 34 minuta më parë
Kosova Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika 37 minuta më parë