Nuk ndryshon urdhërarresti ndaj Assange NULL NULL 11.05.2015 11:36 11.05.2015 11:36 Gjykata Supreme e Suedisë e ka hedhur poshtë një apel të themeluesit të ‘Wikileaks’, Julian Assange, për të pezulluar urdhërarrestin e tij. 43 vjeçari Assange, akuzohet për sulm seksual. Klan Kosova transmeton se Assange aktualisht ka mbetur i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër prej qershorit të vitit 2012 me qëllim që të evitojë ekstradimin për në Suedi, e cila kërkon marrjen e tij në pyetje me akuzën e mësipërme që ai e hedh poshtë. Suedia e ka lëshuar një fletarrest për ish ‘hackerin’ nga Australia në vitin 2010, pas akuzave të dy grave. Njëra nga akuzueset pretendon se është dhunuar nga Assange, ndërsa tjetra se është sulmuar seksualisht. Assange, që përballet me rrezikun për arrestim nëse largohet nga ambasada, gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat duke insistuar se marrëdhëniet seksuale me akuzueset e tij kanë qenë në pajtim me to. Themeluesi i Wikileaks refuzon që të udhëtojë drejt Suedisë sepse ka frikë që ky shtet do e ekstradojë për në SHBA ku ai hetohet pas publikimit të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane rreth luftës në Afganistan dhe Irak. Publikimi i 500 mijë dosjeve sekrete është bërë në vitin 2010. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministri i Jashtëm italian: Shqipëria duhet të anëtarësohet në Bashkimin Evropian para vitit 2030 20 minuta më parë
Lajme Arrestohet një shtetas gjerman në Iran, akuzohen se filmoi zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore 45 minuta më parë
Kosova Ulqin: I konfiskohet vetura luksoze shtetases së Kosovës, kërkohej nga Interpol Belgjika 47 minuta më parë