Thaçi: Uroj që Pashkët ta shtojnë dashurinë mes qytetarëve NULL NULL 21.04.2019 09:03 21.04.2019 09:03 Presidenti Hashim Thaçi u ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë duke thënë se kjo festë duhet të shërbejë për forcimin e besimit në vlera. Ai tha se festa të tilla duhet të shtojnë dashurinnë dhe respektin e ndërsjellë në mesin e të gjithë qytetarëve, njofton Klan Kosova. Ja postimi i tij i plotë: Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari. Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!HTH *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 11 orë më parë
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 13 orë më parë