“Air Albania” nis zyrtarisht fluturimet Tiranë-Stamboll NULL NULL 19.04.2019 16:20 19.04.2019 16:20 Mbrëmjen e kësaj të premteje, “Air Albania” do të kryejë fluturimin e parë zyrtar nga Tirana për në Stamboll. Në faqen zyrtare të Aeroportit të Rinasit, në orarin e nisjeve është listuar fluturimi me numrin “ZB 1003” që është dhe kodi ndërkombëtar i “Air Albania. Nisja e fluturimeve ishte paralajmëruar edhe më parë nga Ministria e Infrastruktures, ndërkohë që nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Fluturimi është programuar në orën 20:55 dhe ka zëvendësuar orarin që më parë i përkiste “Turkish Arlines” në destinacionin e Stambollit, shkruan Top-Channel përcjellë Klan Kosova. Avioni i parë i “Air Albania” u regjistrua në Rinas pak ditë më parë dhe do të fluturojë në linjën Tiranë-Stamboll, ndërkohë që do të pasohet nga avionë të tjerë, që do të fluturojnë në Europë dhe veçanërisht tregun italian, ku është edhe fluksi më i madh. Procesi i krijimit të “Air Albania” nisi rreth një vit më parë, kur shoqëria “Air Albania” bëri pranë qeverisë shqiptare kërkesën për krijimin e një kompanie flamurmbajtëse kombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vodhën 3 milionë euro përmes call-centerave, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domin 7 minuta më parë