Princi Harry dhe Meghan Markle thyejnë traditat – vendosin për lindje private të fëmijës NULL NULL 11.04.2019 15:00 11.04.2019 15:00 Princi Harry dhe Meghan Markle kanë ndryshuar traditat e Pallatit Mbretëror në Britani të Madhe. Sipas një shkrimi në Hollyëood Life, Duka dhe Dukesha kanë vendosur të mos japin detaje për lindjen e fëmijës së tyre. Pallati i Kensingtonit dha një deklaratë këtë të enjte ku thanë se Harry dhe Meghan janë të lumtur me komentet e të tjerëve për fëmijën e parë të tyre. “Lartmadhëria e tyre kanë vendosur që të mbajnë private të gjitha detajet rreth lindjes së fëmijës së tyre”, thuhet në këtë deklaratë të Pallatit. Ky vendim i Princit Harry dhe Meghan Markle për lindje private është krejt e kundërta e vëllait të tij, Princit William, ku ai dhe gruaja e tij, Kate Middelton, menjëherë pas lindjeve të tre fëmijëve kanë publikuar fotografi. Njëjtë kështu ka vepruar dhe Princesha Diana dhe Mbretëresha Elizabetë.