Shkon në 847 numri i të vdekurve nga cikloni në Afrikë NULL NULL 07.04.2019 17:51 07.04.2019 17:51 Qindra mijëra njerëz kanë nevojë për ushqim, ujë dhe strehim pasi Cikloni Idai goditi Mozambikun, Zimbabven dhe Malavin. Që nga e diela e kaluar të paktën 847 njerëz janë raportuar të vrarë nga stuhia, dhe nga përmbytjet që shkaktuan shumë dëme. Në vijim keni disa shifra rreth dëmeve dhe personave të vdekur në këtë pjesë të Afrikës, këto rezultate janë sipas zyrtarëve të qeverisë dhe Kombeve të Bashkuara. Mozambik Cikloni Idai goditi Mozambikun natën e 14 marsit në portin e qytetit Beira, ky ciklon solli erëra të forta dhe shira të mëdha. Nga kjo dy lumenjtë Buzi dhe Pungue dolën nga shtrati dhe përmbytën shumë fshatra. Të vdekur: 602 Të lënduar: 1,641 Shtëpi të shkatërruara: 239,682 Toka të dëmtuara: 715,378 hektarë Njerëz të prekur nga cikloni: 1.85 million Raste të konfirmuara të kolerës: 2,424 Raste të vdekura nga kolera: 5 Zimbabve Cikloni Idai goditi Zimbabven lindore më 16 mars, ku shkatërroi shumë shtëpi dhe vrau shumë njerëz. Të vdekur: 185 Të plagosur: 200 Familjet që braktisën shtëpitë: 16,000 familje Njerëz të prekur nga Cikloni Idai: 250,000 Malavi Në Malavi stuhia solli shira të forta dhe përmbytje të mëdha që i dëmtoi shumë njerëz. Të vdekur: 60 Të plagosur: 672 Familjet që braktisën shtëpitë: 19,328 familje Njerëz të prekur nga Cikloni Idai: 868,895 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zgjedhjet lokale: Qytetarët mund të ndërrojnë qendrën e votimit nga 28 qershori deri më 29 gusht 12 minuta më parë
Kosova Veteranët e UÇK-së në Pejë shpallin në Ditën e Çlirimit nismë për pastrimin e listave të luftëtarëve 21 minuta më parë