Sonte në Zona e Debatit: Uran Ismaili dhe Memli Krasniqi përballë analistëve NULL NULL 04.04.2019 18:00 04.04.2019 18:00 Si ka rrjedhur ky proces zgjedhor brenda Partisë Demokratike të Kosovës deri tani?, Cilat janë pritjet, reformat që mund të dalin nga ai dhe struktura e re e PDK-së?, Cila është oferta e kësaj partie për qytetarin?, dhe shumë pyetje të tjera marrin përgjigje nga dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e Uran Ismaili, sonte në Zona e Debatit Çka po ndodh në procesin e brendshëm zgjedhor dhe çfarë do të jetë gara për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës? Cilat janë defektet që janë vërejtur gjatë zgjedhjeve dhe mbi cilat baza do të reformohet e riskturukturohet kjo parti? Pse Dekada e Re është ndryshe nga Fillimi i Ri dhe sloganet tjera para tij? Si do t’i qaset PDK-ja zgjedhjeve të ardhshme dhe problematikës së balotazhit? A do të lëvizin qëndrimet e saj karshi taksës dhe dialogut me Serbinë? Cila është oferta e Partisë Demokratike të Kosovës për qeverisjen me Kadri Veselin në krye të qeverisë? Në këto dhe shumë pyetje tjera sonte në Zona e Debatit përgjigje japin dy nënkryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili. Përballë tyre do të jenë gazetarët Valon Syla e Arben Ahmeti dhe studiuesit të filozofisë Ismail Tasholli. Ndiqeni në Klan Kosova, me fillim në orën 21:00. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë