Milicët shkojnë ta ndalin muzikën, bëhen për spital NULL NULL 11.08.2015 12:17 11.08.2015 12:17 Dy policë serbë nuk arritën ta kryejnë punën e tyre si duhet, në një rast në fshatin Brod të Leskovcit. Ata jo që nuk e ndalën muzikën më zë të lartë, për çfarë kishin shkuar, pas ankesave të marra, por u rrahën keq nga një burrë dhe një i mitur. Një burrë dhe një i mitur nga fshati Brod i Leskovcit në Serbi, janë arrestuar pasi kanë rrahur keq dy policë që kishin shkuar t’u kërkojnë atyre të ulin zërin e muzikës. Raportohet se pjesëtarët e forcave të rendit kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra. Policët kishin marrë një ankesë për muzikë me zë të lartë, dhe kur kanë shkuar të intervenojnë, janë përballur me një situatë të papritur, njofton “Juzzne vesti”, transmeton Klan Kosova. Muzika jo që nuk u ndal, por ata që po e dëgjonin sulmuan fizikisht kujdestarit e rendit publik. Pos 43 vjeçarit me inicialet V.N. nga rrethina e Crna Travës, ndaj të cilit është ngritur padi për pengim të personit zyrtar në detyrë, është arrestuar edhe një 16 vjeçari. Ky i fundit më pas është dërguar në Entin për Edukimin e të Rinjve në Nish. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia nuk e përfshiu në raportin 24 orësh rastin e 27-vjeçarit që vdiq në Lipjan 41 minuta më parë
Lajme Erërat e forta shembin çatinë e restorantit, vdes një person - lëndohen 10 të tjerë 45 minuta më parë