Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kelly urdhërohet të paraqitet në gjykatë

NULL NULL
11.08.2015 10:20

Aktorja Kelly Rutherford është futur në telashe pasi nuk i ka dorëzuar fëmijët e saj tek ish bashkëshorti, transmeton Klan Kosova.

Për këtë shkak gjykata e ka urdhëruar atë që të paraqitet të martën me fëmijët e saj.

Sipas TMZ-së, gjykata e ka marrë këtë vendim me kërkesë të ish bashkëshortit të saj Daniel Giersch, i cili supozon se Kelly është rrëmbyese e fëmijëve, e cila nuk ka të drejtë t’i mbajë ata pas përiudhës së vizitave që cila mbaroi javën e kaluar.

Ndërsa Kelly ka deklaruar se ajo ka qenë në gjykatën e Los Angeles dhe New York dhe gjykatësit në të dyja këto shtete i kanë thënë se ata nuk kanë juridiksion mbi këtë rast, kështu që askush nuk mund ta urdhërojë atë që t’i kthejë fëmijët.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.