Yjet e tepihut BAFTA NULL NULL 10.05.2015 22:48 10.05.2015 22:48 Rochelle Humes dhe Pixie Lott i lanë pak imagjinatës kur u paraqitën në tepihun e kuq të çmimeve BAFTA. Në hyrjen e Teatrit Mbretëror të Londrës, janë mbledhur yjet që do të jenë pjesë e ndarjes së çmimeve të Akademisë Britanike të Filmit. Tepihu i kuq edhe kësaj radhe i ka veçuar të preferuarat – ato që rrezatuan. Këngëtarja Rochelle Humes është veçuar në mesin e shumë yjeve britanike në mbrëmjen e Akademisë Britanike të Filmit. Shtathedhura me një fustan të zi me dantellë nuk i lë shumë punë imagjinatës. Aktorja Brooke Vincent, është paraqitur me një fustan të zi me prerje simetrike duke i qëndruar besnike klasikes. Ndërsa, këngëtarja Pixie Lott kishte zgjedhur një fustan të zi që nxirrte në pah figurën e saj elegante. Dhe për t’i shtuar sharm elegancës së saj, përkrah kishte të dashurin supermodelin Oliver Cheshire. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 1 month