50 trajnerët më të mirë në historinë e futbollit NULL NULL 19.03.2019 16:54 19.03.2019 16:54 Rinus Mishels, trajneri më i mirë i historisë. Ai konsiderohet edhe si “babai” i futbollit modern, me drejtimin e skuadrave si Ajax e Barcelona, apo edhe me fitimin e kampionatit Evropian në 1988-ën, duke qenë trajner i Holandës. Kjo renditje është publikuar nga prestigjozja franceze France Football, përcjellë Klan Kosova. Në podin e fituesve janë edhe legjenda e Mancester United, Sir Alex Ferguson, por edhe italiani Arrigo Saki. Revista publikoi renditjen e 50 trajnerëve më të mirë, duke dhënë për secilin edhe detaje të rëndësishme të karrierës së tyre. Për Sakin vlerësohet merita e ndryshimit të konceptit të futbollit Italian, vendi i katërt dhe i pestë, ku ndodhen Johan Cruiff dhe Pep Guardiola, cilësohen si nxënësit e të madhit Mishels, të cilët jo vetëm si futbollistë, por edhe si trajnerë, kanë dhënë shumë për futbollin modern. Më pas i vjen radha Carlo Ancelotit, që mbetet një pikë referimi me sukseset në arenën evropiane. Dy trajnerët që plotësojnë 10-shen e parë, janë austriaku Ernst Happel dhe anglezi Bill Shankley. Vetëm në vendin e 12 pozicionohet Giovanni Trapatoni, që bashkë me gjermanin Udo Latek janë të vetmit që kanë fituar çdo trofe të UEFA-s dhe titujt kampion kombëtar në Itali Gjermani, Portugali dhe Austri. Në vendin e 13 është “special one”, Jose Mourinjo, kurse në të 16-in vjen Marcelo Lippi, midis të paktëve që si trajner ka fituar Champions Leaguen dhe Kupën e Botës. Në vendin e 21-të është renditur Fabio Kapello, ndërsa i fundit nga italianët në këtë klasifikim, është Antonio Konte, që ndodhet në vendin e 49. Renditja e 50 trajnerëve më të mirë: 1. Rinus Michels 2. Sir Alex Ferguson 3. Arrigo Sacchi 4. Johan Cruyff 5. Pep Guardiola 6. Valeri Lobanovski 7. Helenio Herrera 8. Carlo Ancelotti 9. Ernst Happel 10. Bill Shankly 11. Matt Busby 12. Giovanni Trapattoni 13. José Mourinho 14. Miguel Muñoz 15. Brian Clough 16. Marcello Lippi 17. Nereo Rocco 18. Louis van Gaal 19. Ottmar Hitzfeld 20. Béla Guttmann 21. Fabio Capello 22. Zinedine Zidane 23. Viktor Maslov 24. Herbert Chapman 25. Jupp Heynckes 26. Bob Paisley 27. Jurgen Klopp 28. Albert Batteux 29. Guus Hiddink 30. Udo Lattek 31. Diego Simeone 32. Arsene Wenger 33. Vicente del Bosque 34. Jock Stein 35. Tele Santana 36. Vic Buckingham 37. Rafael Benitez 38. Hennes Weisweller 39. Bobby Robson 40. Dettmar Cramer 41. Mircea Lucescu 42. Tomislav Ivić 43. Stefan Kovacs 44. Luis Aragonés 45. Frank Rijkaard 46. Otto Renhagel 47. Raymond Goethals 48. Marcelo Bielsa 49. Antonio Conte 50. Jean-Claude Suaudeau *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.