Ivanov: Nuk do të lejojmë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike NULL NULL 10.05.2015 21:51 10.05.2015 21:51 Former Yugoslav Republic of Macedonia (FYROM) President Gjorge Ivanov and EU enlargement commissioner give a press conference on September 4, 2012 after their talks at EU headquarters in Brussels. Macedonia was granted EU candidate status in 2005, but the start of the accession talks has been blocked ever since by Greece due to the name row. Athens and Skopje have been at loggerheads over the right to the name Macedonia since the former Yugoslav republic proclaimed independence in 1991, as a northern Greek province has the same name. AFP PHOTO / GEORGES GOBET (Photo credit should read GEORGES GOBET/AFP/GettyImages) Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare kanë dënuar ashpër prishjen e rendit dhe qetësisë nga ana e grupit të armatosur që kishte për qëllim destabilizimin e vendit. Kështu u shpreh pas përfundimit të mbledhjes presidenti Gjorge Ivanov, raporton Alsat-M. Ai tha se për këtë grup kishte njoftuar më herët edhe shërbimet në rajon dhe Evropë por se këmbimi i informatave nuk dha rezultate. Ivanov tha se nuk do të lejojë përshkallëzimin e tensioneve dhe prishjen e marrëdhënieve ndëretnike. Sipas tij kjo i kushtoi shumë vendit andaj duhet të ketë edhe përgjegjësi për të. Presidenti kërkoi nga liderët politik që ti rikthehen dialogut politik dhe të kërkojnë zgjidhje për krizën politike. Konkluzat nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë e cila zgjati 2 orë do të jepen plotësisht. Ndryshe në mbledhjen e sotme për herë të parë u ftuan të marrin pjesë edhe liderët e partive më të mëdha politike. Partitë shqiptare BDI e PDSH u përfaqësuan nga deputetët Talat Xhaferi dhe Imer Aliu ndërsa nga LSDM mori pjesë lideri i saj Zoran Zaev i cili tha se pjesëmarrja e tij është për shkak të situatës së sigurisë në vend. Mbledhja e sotme filloi me një minutë heshtje në nder të policëve të vrarë në përleshjet në Kumanovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Pas rikonfirmimit të Memli Krasniqit në krye të PDK-së, reagojnë prindërit e tij 17 minuta më parë