93 të arrestuar për një javë NULL NULL 22.05.2015 15:28 22.05.2015 15:28 Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar se brenda një jave ka arrestuar 93 persona, në bazë të urdhëresave nga Gjykata Themelore, për vepra të ndryshme penale dhe për kundërvajtje. Arrestimi i tyre është bërë nga data 15 deri më 22 maj. Pas kompletimit të dokumentacionit dhe verifikimeve nga ana e Gjykatës kompetente, 4 persona, të cilët ishin në kërkim, janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa 47 persona të tjerë, pas pagesës së kryer janë liruar. Policia Rajonale e Ferizajt, ka apeluar tek qytetarët, të cilët kanë pranuar vendime ekzekutive nga Gjykatat kompetente, që në afat sa më të shkurtë ti shlyejnë obligimet e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë