Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

903 pacientë janë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

NULL NULL
08.04.2021 14:59

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 903 pacientë ku nga ta 739 raste janë të konfirmuara me COVID-19 derisa 57 pacientë janë të dyshuar në pritje të rezultateve.

37 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 689 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, njofton Klan Kosova.

Në QKUK janë të shtrirë 376 pacientë. Nga këta pacientë 322 janë të konfirmuar me COVID-19 ku nga ta 16 janë në gjendje të rënduar dhe 306 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 116 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 81 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 21 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 527 pacientë:

417 të konfirmuar pozitivë

21 në gjendje të rënduar shëndetësore

383 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 111 pacientë

Spitali i Gjakovës, 76 pacientë

Spitali i Pejës, 86 pacientë

Spitali i Gjilanit, 116 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.