901 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale rajonale NULL NULL 31.03.2021 13:35 31.03.2021 13:35 Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat e QKUK-së ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale janë të shtrirë 901 pacientë. Sipas SHSKUK-së, 731 prej tyre janë raste pozitive me COVID-19 teksa 81 pacientë janë në pritje të rezultateve, njofton Klan Kosova. 32 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë. Raporti i plotë i SHSKUK-së: 901 pacientë të hospitalizuar, 731 të konfirmuar me COVID-19 Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- klinikat COVID- dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 901 pacientë, në bazë të raportit të punës për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me SARS-CoV- 2, i datës 31 mars 2021. 731 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2 81 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore 684 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë Në QKUK janë të shtrirë 377 pacientë: 321 të konfirmuar me Sars Cov-2 14 në gjendje të rënduar 311 me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 116 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 87 pacientë Klinika Infektive III ( Interno), 50 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë Klinika e Pediatrisë, 19 pacientë Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 524 pacientë: 410- të konfirmuar pozitivë 18- në gjendje të rënduar shëndetësore 373- me oksigjeno-terapi Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 129 pacientë Spitali i Gjakovës, 85 pacientë Spitali i Pejës, 83 pacientë Spitali i Gjilanit, 104 pacientë Spitali i Ferizajt, 62 pacientë Spitali i Mitrovicës,37 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 24 pacientë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.