9 gjërat që i mësuam nga intervista mes Tom Hanks dhe Bruce Springsteen NULL NULL 30.04.2017 15:36 30.04.2017 15:36 Bruce Springsteen ishte ulur për të bërë një intervistë me aktorin hollivudian Tom Hanks si pjesë e festivalit të filmit Tribeka. Përgjatë një ore, aktori përcolli turmën e pranishme drejt viteve formuese të Springsteenit dhe pjesën kanonike të diskografisë së tij, shkruan Rolling Stone, transmeton Klan Kosova. Në këtë intervistë, këto ishin nëntë gjërat që i mësuam nga biseda mes Hanks dhe Springsteen: 1.Një bend roku funksionues është shpesh një formë diktature. 2.Albumi i parë i Springsteen, “Greetings From Asbury Park” ishte produkt i kompromisit të tij me produksionin. 3.Më herët, Springsteen nuk e kishte kuptuar procesin e studios. 4.Artistët e rinj duhet ta kenë vullnetin për të rrezikuar. 5.Filmi kishte impakt të madh në krijimin e “Darkness on the Edge of the Town”. 6.”The River” ishte shkruar si antidotë e pesimizmit post- Watergate. 7.Bruce është ambivalent sa i përket këngës “No Surrender” dhe i “Born in the U.S.A.” në përgjithësi. 8.Porsa ta publikosh muzikën tënde, nuk mund ta kontrollosh mënyrën se si dëgjuesit e interpretojnë. 9.Muzika pop nuk mund ta zëvendësojë eksperiencën e përjetuar.