83 vjeçari që vdiq dje në Infektivë nuk ishte i prekur me koronavirus NULL NULL 02.05.2020 12:22 02.05.2020 12:22 Gjatë ditë së djeshme një 83 vjeçar nga Mitrovica e Jugut vdiq në Infektivë. I moshuari i cili ishte i dyshuar për koronavirus në mbrëmje rezultoi negativ, njofton Klan Kosova Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha. “Bëhet fjalë për të njëjtin person, është pranuar si i dyshimtë mirëpo ka rezultuar negativ”. Drejtoresha mes tjerash tregoi edhe për gjendjen e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive. “36 persona të prekur me Covid-19 janë në trajtim në Klinikën Infektive ku pesë prej tyre janë me oksigjenoterapi duke u menaxhuar nëpër reparte ndërsa vetëm një rast është në mjekimin intenviz”. “Sot edhe një person lirohet si i shëruar”, deklaroi Ajazaj-Berisha. Vdes pacienti në Infektivë, pritet rezultati për t’u vërtetuar nëse ishte i prekur me Covid-19