Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U rrahën për mosmarrëveshje në trafik, një muaj paraburgim

NULL NULL
10.09.2018 14:36

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre personave, E. M., B. M. dhe A. M.

Sipas kësaj gjykate, të pandehurit E. M. dhe B. M. më 7 shtator rreth orës 18:25 minuta në rrugën qarkore të Gjilanit, duke e konsideruar veten të rrezikuar në komunikacion nga i pandehuri A. M., kanë ndalur këtë fundit dhe kanë filluar të godasin me grushte në pjesë të ndryshme të trupit.

Bëhet e ditur se pas këtij incidenti të pandehurit E. M. dhe B. M. kanë vazhduar rrugën, ndërkohë  i pandehuri A. M. ka ndjekur me veturën e tij dhe më pas ka goditur veturën e tyre në pjesën e majtë.

Me këto veprime të pandehurit E. M. dhe B. M., kanë kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor ndërsa i pandehuri A. M. ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme