Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Klubi i Prodhuesve ujdi me disa kompani për trajnim dhe punësim të të rinjve

NULL NULL
04.09.2018 16:44

Në kuadër të implementimit të “Programit për Trajnimin në Punë” Klubi i Prodhuesve të Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me kompanitë prodhuese të cilat janë pjesë e këtij programi.

Ky program mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar -Sida.

Programi për Trajnimin në Punë ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve ekonomikisht të përjashtuar dhe aftësimin e tyre profesional. Për këtë arsye, KPK sot nënshkroi këtë marrëveshje bashkëpunimi me një pjesë të kompanive të cilat janë pjesë e programit.

Kompanitë të cilat sot firmosën ujdinë e bashkëpunimit janë Reks, Flexograf, Sela Impeks dhe Dhemetra, kompani këto të cilat do të mundësojnë punën praktike e të rinjve nga komuna e Gjilanit, Kaçanikut, Vitisë dhe Hanit të Elezit. Në përfundim të trajnimeve, pritet që disa prej përfituesve do të kanë mundësi edhe të punësohen tek këto kompani prodhuese partnere të Klubit. Kandidatët do të përfitojnë nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.