Ferizaj : Trotuar në vend të drunjve NULL NULL 08.05.2015 19:08 08.05.2015 19:08 Rrjeti i Organizatave Joqeveritare -AVONET, ka reaguar ndaj projektit për zgjerimin e trotuarit në rrugën " Ahmet Kaçiku" në qendër të Ferizajit. AVONET u shprehën se Komuna e Ferizajt, ka filluar realizimin e projektit për zgjerimin e trotuarit në rrugën “Ahmet Kaçiku”, punëkryesi ka filluar realizimin e projektit, e në kuadër të projektit po zhvendos disa drunjë të cilët kanë qenë të vendosur vite më parë, mirëpo kjo zhvendosje po realizohet pa kujdes, në kohë e sezon jo të favorshme për zhvendosje të drunjve, kështu që rrezikohen të dëmtohen. “Mos planifikimi mirë i Komunës së Ferizajt, respektivisht i Drejtorisë së Infrastrukturës në projektin e zgjerimit të trotuarit rrezikon dëmtimin e drunjve”, thonë AVONET. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.