81 aksidente përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë NULL NULL 31.08.2025 09:56 31.08.2025 09:56 81 aksidente trafiku u regjistruan gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 36 aksidente u shënuan me persona të lënduar, ndërsa 45 të tjerë me dëme materiale, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu policia shqiptoi gjatës ditës së djeshme plot 1855 gjoba trafiku. 16 persona u arrestuan, ndërsa gjashtë të tjerë u dërguan në mbajtje.