Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

8 janari, Meta: Berisha s’arriti të kontrollonte protestën

NULL NULL
14.01.2022 16:42

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka arritur ta kontrollojë protestën e 8 janarit.

“Kjo nuk është mes Bashës dhe Berishës, bëhet për ta banalizuar problemin. Unë kam qenë kryeministër, unë kam qenë në shumicë dhe jo pakicë, fitova edhe kundër Fatos Nanos, unë e dhashë dorëheqjen. Kemi të bëjmë me një krizë legjitimiteti, dualizmi. Është e vërtetë që është zgjedhur në krye të PD-së se ka pasur përkrahjen e Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit etj. Papritur çdo arsye, këta ia heqin këtë përkrahje, por vënë në pikëpyetje gjithë legjitimitetin e tij”.

Ndërsa, për Bashën presidenti deklaroi se është detyra e tij të vendosë legjitimitetin e tij.

“A tha nuk do të ketë kuvend se s‘dua të përçaj partinë, shpalli vetë kuvend. Çka janë këta, struktura paramilitare. Unë nuk e kam fshehur që kam dobësi për doktorin, por kur bën një organizim të tillë nga fillimi në mënyrën më paqësore, vijnë protestuesit që në 10:30 kur është paralajmëruar në orën 12. Kjo është histori e vjetër”, tha Meta.

Kujtojmë se protesta e 8 janarit, e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, degradoi në dhunë dhe shpartallim të godinës së Partisë Demokratike, me qëllim, sipas tyre, për të hyrë në shtëpinë e lirë të demokratëve.

Qindra demokratë me çekiç dhe hekura tentuan të hyjnë brenda godinës nga kati i parë dhe me shkallë nga kati i dytë, ndërsa mbështetësit e Bashës u kundërpërgjigjën nga brenda selisë.

Vetëm ndërhyrja e policisë, me kërkesë të deputetëve brenda selisë blu, solli normalizimin e situatës së rënduar./tch/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.