78 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë NULL NULL 07.04.2025 09:11 07.04.2025 09:11 FOTO ILUSTRUESE. 78 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë. Nga këto 78 aksidente, 29 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 49 me dëme materiale. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 539 gjoba trafiku, përcjell Klankosova.tv. Policia ka njoftuar gjithashtu se në 24 orët e fundit janë arrestuar 18 persona dhe 16 janë dërguar në mbajtje.